Daçiq në OKB: Prizreni ka qenë kryeqyteti i parë i Serbisë

16.08.2017 17:13:12

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të OKB-së për disa herë me radhë e ka përsëritur se Prizreni ka qenë kryeqyteti i parë i Serbisë.

Ai në këtë mbledhje ka thënë se Serbia nuk është kundër vazhdimit të dialogut me Prishtinën.

 

Po ashtu Daçiq, ka treguar disa shifra se sa serbë kanë jetuar para luftës së fundit në Kosovë dhe se sipas tij, në Kosovë nuk ka pasur gjenocid dhe se Kosova nuk ka përse ta akuzojë Serbinë ëpr gjenocid e për spastrim etnik.

Daçiq ka thënë se nëse thuhet kjo, në bazë të shifrave të popullsisë serbe që i paraqiti ai, i bie që Serbia të ketë bërë gjenocid ndaj popullsisë së vet.

Ai kërkoi që në raportin e OKB-së, të paraqiten shifrat e sakta se sa serbë kanë jetuar në Kosovë para vitti ’99 dhe sa prej tyre janë rikthyer në Kosovë.