“Daja” nga Kosova mëson masën e sigurisë nga Krimet e Rënda

30.04.2019 15:06:16

Gjykata e Krimeve të Rënda në Tiranë, i ka dhënë të martën masën e sigurisë për personin e gjashtë të arrestuar në lidhje me grabitjen e ndodhur më në 9 prill në aeroportin e Rinasit.

Gjykata dha masën “arrest me burg” për Ragip Hajdinin, i njohur si “Daja” nga Kosova, i cili dyshohet se ka ndihmuar autorët e kësaj ngjarje, ku u grabitën miliona euro.

Përballë togave të zeza, Ragip Hajdini mohoi të jetë i përfshirë në grabitjen në Rinas. Ai pretendon se ka njohje familjare me të afërmit e Admir Muratajt, duke deklaruar se kishte marrë pjesë edhe në ceremoninë mortore të Admir Muratajt.

Ai ka dëshmuar se ditën e ngjarjes ka qenë duke drekuar, por nga ana tjetër prokuroria ngre dyshime të forta mbi pjesëmarrjen e tij në grabitjen e miliona eurove në pistën Rinasit.