Daka zyrtarizoi certifikimin e zgjedhjeve

08.07.2017 13:25:47

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë certifikimin e rezultateve të zgjedhjeve të 11 qershorit.

Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka, ka thënë se certifikimi është bërë me vendim unanim nga të gjithë anëtarët, raporton lajmi.net.

“Shpend Ahmeti konfirmohet se ka dhënë dorëheqje dhe kemi marrë konfirmime nga të tjerët për pozitën që duhet të mbajnë”, është shprehur ajo.

Daka ka thënë se vonesa për certifikim të rezultateve kanë qenë procedura ligjore, “duam të bëjmë reformë zgjedhore de jemi të gatshëm për këtë”.

KQZ edhe një herë bënë të ditur se koalicioni PAN ka marr 33.74 për qind të votave, VV ka marr 27.49 përqind, LAA 25.53 për qind.

Pra nga rezultati paraprak, PAN ka 39 ulëse në Kuvend, VV gjithsej 32, koalicioni LAA ka siguruar 29 ulëse dhe Lista Serbe 9 ulëse.