Dalin pamjet/ U kap me dy pistoleta, ja momenti kur Fjolla Morina del para gjykatës, një police…

22.09.2020 10:04:03

Këngëtarja e njohur Fjolla Morina ka dalë sot para gjykatës. Fjolla u arrestua pak ditë më parë në pikën e Kalimit Kufitar të Morinës, pasi u kap me dy armë zjarri tip pistoletë me vete.

Nga pamjet e publikuara, shihet se këngëtarja është shoqëruar nga forcat e policisë në gjykatë, ndërsa do të njihet me masën e sigurisë.

Prokuroria ka kërkuar masën “arrest me burg” për këngëtaren e njohur. Ndërsa vendimi do të jepet nga gjyqtarja Merita Karaj.

Fjolla ka pranuar autorësinë e armëve, ndërsa është shprehur se i kishte harruar në çantë, ndërsa në “Audi” ndodhej së bashku me dy persona të tjerë.

Gjatë marrjes në pyetje, ajo rrëfeu se një prej armëve ia ka bërë dhuratë një mik i saj nga Gjermania, i cili nuk jeton më. Në pyetje gjithashtu janë marrë në pyetje dhe dy personat që e shoqëronin, shoferi i saj Fitim Muji dhe biznesmeni 29-vjeçar Fisnik Syla.

Dalin pamjet/ U kap me dy pistoleta, ja momenti kur Fjolla Morina del para Dalin pamjet/ U kap me dy pistoleta, ja momenti kur Fjolla Morina del paraDalin pamjet/ U kap me dy pistoleta, ja momenti kur Fjolla Morina del para