“Teuta Rugova respektohet jo për shkak të votave por për shkak se është e bija e presidentit Rugova, të cilin ajo e ka potencuar edhe në postimin e saj, por edhe shumë herë është thirrur në babain e saj”.
“Mendoj se ajo s’e ka shkruar fare atë status, por e kanë shkruar të tjerët. E kemi parë 4 vite në Parlament sa ka qenë aktive dhe sa shumë është e dëgjueshme ndaj partisë, madje edhe kur u votua për presidentin Thaçi, ndonëse ajo dhe familja e saj kishin probleme me të”, ka thënë Gashi duke iu referuar gjithë zhurmës që u bë pas vizitës së Haradinajt në rezidencën Rugova.
Gashi që është i ftuar në Info Magazine të Klan Kosovës ka thënë poashtu se merita që Teuta Rugova është në Kuvend është e parardhësit të saj, presidentit të ndjerë, Ibrahim Rugova.
Në anën tjetër, opinionsti Dardan Islami ka thënë se deputetët kanë të drejtë të votojnë ndryshe nga partia e tij.
”Deputeti ka drejtë të vendosë kundër partisë së tij. Teuta bëri potez të madh politik. Kjo është fantastike”.
Por sipas Gashit, kjo nuk është korrekte.
“Secili deputët i cili e fiton mandatin e ka të drejtën e vet individuale për të vendosur, por nuk është korrekte të vendosë jashtë qëndrimit politik të partisë”.