‘Dardanët’ kthehen në Kosovë,sot do stervitën në ,, Fadil Vokrri,,

‘Dardanët’ kthehen në Kosovë,sot do stervitën në ,, Fadil Vokrri,,

15.11.2019 13:41:05

Nuk ka pushim për Kombëtaren e Kosovës.

‘Dardanët’ do të rikthehen menjëherë në fushën e blertë, për të vazhduar përgatitjet për ndeshjen e së dielës kundër Anglisë, e cila luhet në ora 18:00, dhe do të transmetohet drejtpërdrejtë në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).

Kosova të enjten mbrëma u mund nga Çekia 2:1 në Plzen, për t’i humbuar gjasat për kualifikim në EURO 2020 përmes fazës së grupeve.

Sot Kosova me fillim nga ora 18:00, do të vazhdojë stërvitjet në stadiumin ‘Fadil Vokrri’.