Daut Haradinaj pret lirimin e Ramushit javën tjetër

01.02.2017 16:54:52

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Daut Haradinaj në një bashkëbisedim me veteranët e Dukagjinit ka thënë se pret që javën e ardhshme të marrin lajme të mira duke aluduar në vendimin e Ramush Haradinajt në Colmar Të Francës.

Haradinaj ndër tjerash duke u shprehur për krijimin e ushtrisë, tha para veteranëve se ushtrinë do ta kenë shumë shpejtë sepse siç theksoi ai, nuk ka shtet pa ushtri.

“Ne e meritojmë që të jemi pjesë e Evropës sepse jemi më evropianë se vetë evropianët. Kanë punu shumë njerëz për mi përmbyll shumë sfida që na kanë dal para rrugës tonë, kisha kërku që të mos tentojnë me prek një proces që kemi bo 3 vjet me përmbyll”, tha Haradinaj.

Ai u shpreh i bindur se askush prej atyre që e kanë prek armën me dorë nuk do të mbetët jashtë listës së veteranëve.

“Jemi në rrugën për më përmbyll ëështjen e veteranëve. Besoj që do të shihemi për lajme të mira javën tjetër”, shtoi Haradinaj.