Daut Haradinaj: SHIK-u na mveshi se ishim të përfshirë në haraç (Video)

06.11.2016 07:09:06

Njëri prej komandantëve të Dukagjinit, Daut Haradinaj, ka thënë në emisionin “Personale” të TV Dukagjinit se ideja e Millosheviqit ka qenë ta ndajë edhe Pejën dhe përkrah Bistricës kah Istogu të lidhet me veriun.

Madje, Haradinaj e ka lidhur edhe arrestimin e tij, pas lufte, me këtë zhvillim.

“U kam thënë se sa të jem gjallë nuk do të zbatohet ai plan”, ka thënë Haradinaj.

Vëllai i liderit të AAK-së, Ramush Haradinajt, e ka bërë përgjegjës SHIK-un për të gjitha përfoljet se ai është përfshirë në haraç.