“David Kameron nxiti krijimin e Shtetit Islamik”

14.09.2016 14:53:08

Komisionit Parlamentar britanik për Punët e Jashtme ka kritikuar ashpër ish-kryeministrin David Kameron.

“Ndërhyrja ushtarake e Britanisë së Madhe dhe Francës në Libi, për rrëzimin e regjimit të Muhamar Gadafit, krijoi krizën e emigrantëve dhe nxiti rritjen dhe përhapjen e Shtetit Islamik”, thuhet në përfundimin e komisionit në fjalë.

 

Kreu i qeverisë britanike kritikohet se ka nisur luftën në vitin 2011, i bazuar në supozime të gabuara. Në Janar të këtij viti, Kameron u mbrojt përpara deputetëve duke thënë se ndërhyrja ishte e nevojshme pasi Gadafi po shtypte rebelët e regjimit në Bengazi dhe kërcënonte se do t’i vriste libianët si minj. Megjithatë ndërhyrja nuk u bazua në informacione sekrete të besueshme, shkruhet në raport.