De Biasi: Ky është qyteti ku dua të zhvillohet ndeshja Itali – Shqipëri

14.10.2016 15:55:20

Ndeshja Itali-Shqipëri do të jetë e 5-ta në radhë më Grupin G kualifikues për “Kampionatin botëror 2018”.

Trajneri i kombëtares shqiptare, Gianni De Biasi vijon intervistat në mediat italiane, teksa këtë herë ka folur për gazetën “Tuttosport” duke u fokusuar te Torino po pa harruar as ndeshjen me Italinë.

“Do të më pëlqente që ndeshja të luhej në veri. Ndoshta në Torino, ku u luajt dhe ndeshja Itali-Spanjë, ose edhe në Verona. Gjithashtu nuk do të ishte keq as në Udine apo Bolonja, biles në Bolonja do të shkoja me më shumë dëshirë se në çdo qytet tjetër”, është shprehur De Biasi, raportojnë mediat shqiptare, përcjell “Lajmi.net”.

Ndeshja Itali-Shqipëri do të jetë e 5-ta në radhë më Grupin G kualifikues, teksa në rast të një fitoreje të kuqezinjve ndaj Izraelit në nëntor, do të shndërrohej në një ndeshje direkte në garën për vendin e dytë në grup.