Debati ku ‘nokautohet’ nënkryetari i PDK-së (Video)

14.05.2017 17:05:37

Rrallë herë i ka ndodhur nënkryetarit të PDK-së, Hajredin Kuçi,  që në debate politike të “nokautohet”, siç i ka ndodhur ditë më parë në Zonën e Debatit në Klan Kosova, ku kishte përballë Kujtim Shalën nga LDK-ja.

Ky i fundit me deklaratat e tij ka arritur ta “deklasoj” numrin dy të PDK-së, i cili debat njëherit është komentuar shumë në rrjetet sociale.

 

Shala, në debat me nënkryetarin e PDK-së Hajredin Kuçi, kishte kritikuar qëndrimin e PDK-së pro mocionit për rrëzimin e qeverisë.

Ai kërkoi nga Kuçi që të shpjegohet përse PDK përkrahu mocionin dhe shkeli marrëveshjen e arritur para tri vjetësh.

Përndryshe, debate të tilla pritet të shohim më shpesh në mediet kosovare, ku do të këtë përballje të ashpra mes politikanëve kosovarë.

Madje analistët politik vlerësojnë se fushata zgjedhore për zgjedhjet e parakohshme parlamentare që do të nis më 31 maj, do të jetë shumë e tensionuar. /Zëri/