Debati në Open/ Ja çfarë i thanë gardistët Vladimir Gjutës, kur e ndaluan

10.02.2020 21:58:23

Gazetari Muhamed Veliu një lidhje live për emisionin Open ka sjellë të dhëna të reja nga ndalimi i Vladimir Gjutës. Duke iu referuar burime nga garda Muhamed Veliu tha se në momentin kur oficerët e gardës i janë afruar e kanë pyetur nëse ai ishte oficer policie. Jo, është përgjigjur Gjuta.

Një oficer i gardës i ka kërkuar të hapë çantën dhe aty është parë arma tip pistoletë. Kaq ka mjaftuar për ta shtrirë në tokë duke e neutralizuar. Deri më tani theksoi gazetari Veliu, kryeministria dhe policia e shtetit nuk kanë dhënë detaje për ngjarjen pasi pritet përfundimi hetimeve.

Gazetari Muhamed Veliu ka rrëfyer një nga rastet kur ai si gazetar ka përjetuar cënimin e sigurisë së një zyrtari të lartë, marrë shkas nga ngjarja e ditës së sotme, kur Vladimir Gjuta u kap me 100 mijë euro, me një armë zjarri pranë selisë së Partisë Socialiste.

Veliu u ndal tek një histori e disa viteve më parë, kur në Bulqizë kryeministri Edi Rama ndryshoi itinerarin. “Kam shkuar në Bulqizë për të mbuluar aktivitetin. Rama do të vinte me makinë, në fund u ndryshua mënyra e ardhjes sepse Rama erdhi me helikopter të kuq.

Na u tha për arsye sigurie, por asnjëherë se morëm vesh nëse kishte një kërcënim real. Fakti që një person i armatosur ndodhet 50-60 metra larg selisë së PS ku ndodhej kryeministri Edi Rama është alarmante për Policinë e Shtetit, u interesova në Polici dhe kryeministri për një reagim zyrtar. Nëse ngjarja do të kishte ndodhur në një vend tjetër do të kishim një qëndrim zyrtar sepse bëhet fjalë për kryeministrin e vendit.”-tha Veliu.