Deda: Dështon shfuqizimi i Speciales, Thaçi të jap dorëheqje (Video)

26.12.2017 22:45:54

Deputeti i Alternativës, Ilir Deda ka thënë se tetë deputetë i kanë hequr nënshkrimet për shfuqizimin e Ligjit të Gjykatës Speciale.

Deda duke folur në emisionin “Debat D” në RTV Dukgjini, ka thënë se tetë deputetë kanë tërhequr nënshkrimet. Dy nga AKR dhe 6 nga Nisma.

“Kjo tregon se janë 35 deputetë dhe me këta nuk mund të thirresh as seancë as asgjë. Kjo ka përfunduar me një humbje të kredibilitetit të udhëheqësve të Kosovës. Kosova nuk do të përfitoj asgjë me këtë sepse tentimi për të interferuar në drejtësi është vepër penale”, ka thënë Deda.

Sipas tij, Presidenti Thaçi duhet të jap dorëheqje sepse ka rrezikuar Kosovën.

“Hashim Thaçi duhet të jap dorëheqje, sepse me inicativën e tij e ka rrezikuar ekzistencën e Republikës së Kosovës. Me veprime të tilla e rrezikon Kosovën dhe i suspendon të arriturat që janë bërë si dhe i humb miqtë e Kosovës. Ai duhet të dal të flas për këto para dorëheqjes”, ka shtuar Deda.