Deda: Formimi i ushtrisë është përgjigje e Kosovës ndaj kërcënimit të radhës të Beogradit

17.01.2017 14:15:23
Deputeti i pavarur Ilir Deda, ka thënë se forcimi i FSK-së në Ushtri të Kosovës duhet të jetë përgjigje e Kosovës ndaj kërcënimit të radhës të Beogradit, ku kryetari i Serbisë.
“Forcimi i FSK-së në Ushtri të Kosovës duhet të jetë përgjegje e Kosovës ndaj kërcënimit të radhës të Beogradit, ku kryetari i Serbisë deklaron “ajo që kam thënë se do të çojmë ushtrinë, janë konkluzionet e Këshillit për Siguri Kombëtare””, shkruan ai në llogarinë e tij në Facebook.

Sipas tij, tryeza e liderëve të partive politike për agjendë të re shtetërore duhet të mbahet sa më shpejtë, transmeton lajmi.net.

“Gjithashtu, tryeza e liderëve të partive politike për agjendë të re shtetërore duhet të mbahet sa më shpejtë”, thotë Deda.

Ai poashtu thotë se, “për mbrojtje nuk mund të na gjykojë askush. E as që duhet të flasim për këtë çështje në Bruksel.”