Deda kërkon zgjedhje të reja dhe shkarkim të presidentit Thaçi

30.08.2018 21:54:13

Deputeti i Alternativës Ilir Deda, e konsideron të pa imagjinueshme mënyrën e Presidentit Thaçi, rreth idesë së korrigjimit të kufijve me Serbinë.

Sipas tij, Thaçi ka ndarë shtetet perëndimore rreth kufijve, e që sipas tij, diplomacia serbe, me të tilla veprime ka dështuar për 30 vite me radhë.

“H. Thaçi ka arrit të bëjë të paimagjinueshmen – ta ndajë Perëndimin në dy kampe – pro dhe kundër “korrigjimit të kufijve”/ndarjes së Kosovës – diçka që diplomacia serbe pa sukses e avokon qe tri dekada.”

“Kur një mekanizëm i tërë diplomatik lëvizë nga pozicionet parimore 30 vjeçare, është tejet i vështirë kthimi prapa. Kjo e bënë Kosovën humbëse në çdo variant në këtë moment sepse e konfronton me aleatët e paktë, dhe të përçarë, perëndimorë”, ka theksuar Deda.

Ai ka përmendur disa mënyra se si duhet dalë nga kjo, duke përmendur kështu shkarkimin e Thaçit dhe zgjedhje të reja parlamentare.

“Për neve mbetet kjo rrugë:

– Votë absolute e Kuvendit kundër marrëzisë së Thaçit me 4 shtator, gjithashtu edhe protestë masive qytetare;

– Shkarkim i tij dhe zgjedhja e Presidentit të ri;

– Marrëveshje për zgjedhje të reja parlamentare;

– Konsensus i plotë për rrugën e mëtutjeshme në dialogun me Serbinë që do ta udhëheqë Qeveria e re e Kosovës bashkë me opozitën re pas zgjedhjeve parlamentare”, ka thënë Dedaj.