Dedaj: Të gjithë kemi faj

10.05.2017 11:41:50

Deputeti i pavarur, Ilir Deda, i cili tashmë është pjesë e partisë së re “Alternativa”, tha se për gjendjen aktuale në vend “jemi të gjithë fajtor”.

Ai tha se është e rëndësishme të dihet se pse po shkohet në zgjedhje.

 

“Të gjithë ne e meritojmë mocionin e mosbesimit. Ne kemi tregu që jemi të paaftë për çka duhet me u marrë vesh. Në qershor do të shohim se kush do të kthehet në këtë kuvend. Duhet me respektua njeri tjetrin se fajin e kemi bashkë. Po shihet klima për me shkua në zgjedhje, por do të shohim pas zgjedhjeve së çfarë mendimi do të keni për demarkacionin. A po bëhen zgjedhjet që të ndryshohet partneri i koalicionit apo pse?”, ka thënë Deda.

Sipas tij “Më së miri sot  është sikur ju lider të uleni e të caktoni një datë për zgjedhje e te dilni me nder para popullit”.