Dega e LDK-së dhe Shoqata “Salih Çekaj në Gjermani ngushëllon familjen e Xhevat Qerimit dhe kryetarin e Gjilanit, Lutfi Haziri

10.01.2020 17:53:55

Lidhja Demokratike e Kosoves- Dega e LDK-së Gjermani,
Shoqata Kulturore „Sali Çekaj“ – Gjermani.
Në emer të dy/Grupeve Guerile që u sterviten në Shqipëri( Surel), tetor-nëntor 1991.
I dashurë Xhevat,
E nderuar Fam. Qerimi,
I nderuar kryetar i KK të Gjilanit z. L. Haziri,
Shumë të nderuar qytetar të Gjilanit dhe Dardanisë,
Në këtë përvjetor të 27-të të shkuarjes në amshim të birit të heshtur të idealeve të mëdha të Pozharanit e Dardanise,veprimtarit,idealistit,zërit më sublim të veprimit dhe qëndresës popullore në oret tragjike të shqiptarëve Xhevat Qerimit.Sot po bashkoheni në përjetësi me ideologet dhe frymëzuesit si Rexhep Mala e Nuhi Berisha, aty ku brezat do kujtojnë fuqin e fjalës,veprimit dhe kushtrimit tuaj.
Lavdi për jetë e mot heroit të Kombit Xhevat Qerimi!
Krenar që patem nderin ta njohim fuqin vullkanike te veprimit!
Osman Ferizi – kryetar i Degës së LDK-së për Gjermani dhe ish pjestar i Grupit të dytë gueril të nëntor 1991 në Surel të Shqipërisë!

10.01.2020. Pfaffenhofen.

 

*Në ballinë fotografia e gr. pare( Sali Çekaj,?Zahir Pajaziti, Xhevat Qerimi, Ahmet Hoxha…)