Dega e LDK-së në Malishevë shënoi 27 vjetorin e themelimit

08.04.2017 16:32:46

 

Me praninë e qindra qytetarëve dhe aktivistëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës, sot në Malishevë u shënua 27-vjetori i themelimit të Degës së LDK-së në këtë qytet.

Të pranishmëve të shumtë, me nga një fjalë rasti iu drejtuan kryetari i LDK-së, njëherësh Kryeministër i Republikës së Kosovës, Akademik Isa Mustafa dhe kryetari i Degës së LDK-së në Malishevë , Sami Kafexholli.

Duke uruar përvjetorin e 27-të, kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka përkujtuar Presidentin Rugova dhe të gjithë ata që kanë dhënë një kontribut tepër të rëndësishëm në të gjitha fazat e shtetndërtimit të Kosovës.

Kryeministri Mustafa shprehu falenderim për qytetarë e Malishevës : ju falenderoj shumë të gjithë juve që vit pas viti po ju takojmë dhe po takohmi së bashku këtu , që keni qëndruar 27 vjet me LDK-ën , e keni mbajtur gjallë LDK-ën , e keni zhvilluar Lidhjen Demokratike të Kosovës , të gjithë ata që ndërkohë janë antarësuar në LDK-ë dhe po bëhen pjesë e kësaj Lidhje Demokratike më të fuqishëme jo vetëm në Kosovë por edhe në regjion .
Ju shpreh përkushtimin edhe timin si kryetar i LDK-së por edhe të kryesisë edhe të këshillit të përgjithshëm por edhe të kuvendit që ne do të kultivojmë vlerat themelore të LDK-së , do të kultivojmë rrugën , praktikën dhe filozofinë e presidentit Ibrahim Rugova dhe do ta mbajmë gjithmonë gjallë dhe kjo do të jetë udhërrëfyese e zhvillimit dhe punës së LDK-së.
Por po ashtu do të punojmë shumë në menyrë që LDK-ën tani ta bëjmë pjesë tepër të rëndësishme të ndërtimit të institucioneve , të qeverisjes së vendit , të drejtimit të komunave, të zhvillimit ekonomik, integrimeve evropiane dhe të paqës e sigurisë në këtë pjesë të evropës.
Më tej Lideri i LDK-së ka vlerësuar rolin e LDK-së në zhvillin e vendit.
“Unë konsideroj se pa LDK-ën nuk do ta kishim sot ne një Kosovë të lirë , demokratike të njohur dhe të pranuar nga 114 shtete , një Kosovë e cila është garanci e paqës dhe sigurisë , një Kosovë e cila po tregon rezultate shumë të mëdha në shumë fusha, edhe në fushën ekonomike , në fushën politike , në aspektin e zhvillimit demokratik edhe në aspektin e sigurisë por edhe në aspektin e përgatitjeve tona që po i bëjmë në antarësimin në Bashkimin Evropian , në antarësimin në NATO dhe në antarësimin në OKB”, tha kryetari Mustafa.
Kryetari Mustafa ka treguar aspiratat e Kosovës për antarësimet në organizatat botërore .
” Ne deshirojmë dhe do të punojmë ta përgatisim Kosovën që të jetë vendi i cili do të dëshmojë vlerat e saj në të gjitha këto institucione. Ne vlerësojmë se Kosova e ka vendin në Bashkimin Evropian , familjen e Bashkimit Evropian , ne besojmë se Kosova e ka vendin në NATO së bashku më Forcat e Armoatosura të Republikës së Kosovës .
Ne besojmë poashtu se Kosova e ka vendin në Kombe të Bashkuara , në organizatën e të gjitha kombeve sepse kemi vlera dhe kemi çka të këmbejmë në këtë organizatë.”
Kryetari Mustafa më tej ka folur për bashkëpunimin me qyetarët .
“Ne gjatë gjithë kësaj periudhe jemi munduar të komunikojmë kështu si po komunkiojm sot me juve , ndoshta ky komunkim duket i njëanshme se unë po flas dhe ju po më përcjellni , ju falenderoj shumë për këtë korrektësi dhe për këtë përcjellje por poashtu gjithmonë jemi munduar të ju marrim përgjegjëjet e juaja qoftë përmes degës së LDK-së , qoftë përmes veprimtarëve tanë, qoftë përmes qytetarëve në menyrë që të kemi përgjegjë se a jeni të kënaqur me politikat që ne po i ndjekim në Kosovë në shumë fusha.
Ne kemi bërë përpjeke gjatë këtyre dy viteve por jo vetëm gjatë këtyre viteve por edhe gjatë përgatijes së programit politik të LDK-së edhe programit qeverisës që të bashkëbisedojmë me antarsinë tonë dhe qytetarët dhe ta bëjmë një program i cili kemi vlerësuar që i përgjigjet kërkesave të qytetarëve dhe të antarësisë.
Gjatë këyre dy viteve kemi kontaktuar me të gjitha strukturat , me të gjtiha asociacionet e bizneseve , me të gjitha odat ekonomike , me pjesën më të madhe të bizneseve në Kosovë, me shoqërin civile ,me degët tona dhe kemi ndërtuar politikat ekonomike dhe politikat fiskale ashtu siq kanë kërkuar bizneset , qytetarët dhe asociacionet” , tha kryetari Mustafa.

Kryetari Mustafa theksoi po ashtu njoftoi të pranishmitë me të arriturat ekonomike.
” Kjo mund tju them se na ka mundësuar që ne sot të kemi normën më të lartë të zhvillimit ekonomike se të vendet në rajon, ne kemi rritjen më të lartë të se Shqipëria, më të lartë të se Serbia , më të lartë të se Maqedonia dhe më të lartë të se Bosnja . Por ashtu jemi vendi që kemi hyrë 10 vjet më vonë në procesin e tranzicionit. Kemi arritur këtë hap falë asaj që kemi një popullatë shumë të vyjshme ashtu siq e kemi edhe këtu në Malishevë , kemi njerzë shumë të vyejshëm , kemi biznese shumë të fuqishëme dhe kemi një orientim të qartë politik dhe ekonomik që ta nxjerrim vendin nga kjo gjendje.
Une si kryeminister edhe si kryetar i LDK-së , ministrat tanë edhe qeveria e dijmë që ne kemi problem me papunësinë , se është e madhe por po ju siguroj se edhe këtë problem do ta zgjidhim. Por nuk do ta zgjidhim përmendësh por do ta zgjidhim të bazuar në koncepte të qarta , profesioanle dhe shkencore në bashkpunim me institucionet më të fuqishëme botërore , me bankën botërore , me FMN, me BERZH-in me banken evropiane per investime , me vendet e bashkimit evropina , kah e kemi kthyer ne ekonominë sepse deshirojmë ta kemi një ekonomi evropiane dhe të lidhur me vendet e BE-së .
Ne dhe qytetarë tanë dhe juve që jeni sot këtu dhe familjet e juaja i kemi në BE, i kemi në Gjermani , në Zvicër , në shtetet skandinave , Itali , austri , ata këtu po sjellin përvojën , mjetet e tyre dhe po investojnë në Kosovë. Unë jam shumë i gëzuar që ne kemi arritur vlerësimet më të larta të bankës botërore , të organizatave amerikane dhe të organizatave më të fuqishë me të bizneseve se si qeveri po bëjmë punë të mirë . Parsëgjitash duke pasur parasyesh se ne tani kemi bërë një kthesë të madhe , se kemi ulur korrupsionin, se ministratë tanë nuk merren me tendera , e kemi lanë tenderomaninë anash dhe po mundohemi që të punojmë për qytetarin , të punojmë për të rinjët tanë dhe të punojmë për perspetiven e zhvillimit ekonomik. Dikujt kjo mundet të mos i pëlqejë por neve na gëzon.
Ne i kemi rolet e ndara , qeveria ka rolin e vet , presidenti ka rolin e vet , instituciinet e drejtësisë rolin e tyre , ne si qeveri po punojmë fuqishëm në zhvillimin e konomik dhe ne marrim përgjegjësi për aftësitë tona , dijen dhe profesionalizmin tonë për ofertën tonբ në zhvillimin ekonomik. Unë ju siguroj që ne do të shkojmë në rritje ekonomike edhe kët vit edhe vitin e ardhëm edhe vitete e tjera” është shprehur Kryeministri Mustafa.

Lideri Mustafa foli edhe për Ushtrinë dhe Liberalizimin e Vizave .
” Presidenti e ka marrë inciativën që të procedojë me ushtrinë, ne e përkarihim çdo inciativë e cila do t⌂ ja sigurojë ushtrinë republikës së Kosovës në bashkëpunim me SHBA-të dhe NATO-n .Ne kemi përfunduar punën tonë në përmbushjen e 95 kritereve për liberalizim të vizave , 94 konsiderohen të plotësuara tërsishtë, e kemi përfunduar punën edhe sa i përketë matjes së territorit dhe sa i përketë caktimit të vijës kufitare dhe tanimë kjo nuk është q ështje e qeverisë , ne si qeveri do tja procedojmë Kuvendit dhe mbetët përgjegjësi e kuvendit të vendos lidhur me këtë qështje. Është një qështje që shumë e rëndësishëme për qytetarët tanë , është një qështje që njerëzit nuk e konsiderojnë që shumë e lehtë por ne jemi këtu të marrim vendim edhe më të rënda dhe jo vetëm vendime të lehta sepse për vendime të lehta ne nuk do të zhvillonim zgjedhje dhe t’i japim besimin njerëzve tanë që kemi vlerësuar se janë më të besueshëm për politikat e LDK-së .të Kosovës dhe interesat e vendit tonë”, sqaroj Kryetari Mustafa.

Kryetari Mustafa foli edhe për problemete e komunës së Malishevës përkatësisht regjionalizimin.
“E kam parsyesh sepse ma ka theksuar disa here kryetari i degës edhe kryesia e degës në takimet që i kemi pasë , duhet të them që ma kanë përcjellë këtë e dhe përgjegjësit e komunës , qështjen e regjionalizmit edhe problemet që i keni ju edhe mos pajtimet . Kjo është e arsyeshme që tash të kaloni nga Prizreni në Gjakovë , do të bëjë përpjekëje makismale që ju t’i mbani dhe t’i keni pozitat ku aty gjithmon keni qenë, të riktheheni sepse ne nuk kemi bërë një regjionalzimi formal. As ky vendim nuk është i kuvendit dhe as i qeverisë se ju tash do ti’i takoni një regjinoni tjetër.”

Krejt në fund, kryetari i LDK-së, Akademik Isa Mustafa, i ka bërë thirrje të pranishmëve të shumtë në këtë tubim të LDK-së në Malishevë, që bashkërisht të punojnë.

“Dhe në fund ju them se LDK-ë nuk ka interesa të veqanta , LDK e ka vetëm një interes , e ka interesin që të realizoj programin politik të saj, e kemi intresin të jemi bashkë edhe pse mund të mendojm ndryshe dhe kemi mendime ndryshe por në rrugë duhet të jemi bashkë të gjithë unik. T’i përmbushim objektivat tona dhe këto objektiva janë që ne të qeversisim mirë, pastërt , të qeverisim në interes të qyetarëve dhe me besimin e tyre.” ka thënë sot para qindra të pranishëm , kryetari i LDK-së, Akademik Isa Mustafa.

Fotografia e Lidhja Demokratike e Kosovës
Fotografia e Lidhja Demokratike e Kosovës