Dega e LDK-së në Norvegji mbështet Qeverinë dhe kryeministrin Mustafa në përballimin e provokimeve të Serbisë

16.01.2017 16:50:29

Dega e LDK-së në Norvegji mbështetë dhe inkurajon Qeverin e Republikes së Kosoves për reagimin e duhur që ka dhëne me rastin e tentim provokimi të trenit ruso-serb!

Ne vlersojm lartë maturin dhe vendoshmërin e treguara të Institucioneve në vecanti Forcat Speciale të Policisë së Kosoves (RUSO) në profesionalizmin e treguar në ruajtje të integritetit të Republikes së Kosoves!

Jemi dëshmitar të provokimeve të shumta që po bëhen nga ana e shtetit Serb kundrejt Kosoves por jemi të bindur që me seriozitetin e treguar gjer tani provokimet dhe provokatorët do të marrin përgjigjen e merituar nga Institucionet e Republikes së Kosoves në Koordinim me miqtë ndërkombatar në vecanti SHBA.

Dega e LDK-së në Norvegji është e shqetsuar por JO edhe e befasuar, nga disa shkrime dhe prononcime për të mjegulluar se kushë ka urdhëruar!?
Ne vlersojm se gjendja në kohen e refuzimit të Presidentit serb dhe zyrtarëve të qeveris serbe ashtu edhe mos lejimi i trenit provokues kanë qenë momentet të vështira për Kosoven dhe më gjëre, por Qeveria e Republikes së Kosoves në koordinim me institucionet e vendit dhe Faktorin ndërkombëtar ka arritë me suksesë ti përgjigjet provokimeve me vendime në përputhje me ligjet e Republikes së Kosoves!

Dega e LDK-së në Norvegji është e bindur se shteti serb do të provon me provokime të radhes në këtë kohë trazicioni në SHBA, por beson në këmbëngulsin e Kryeministrit dhe Qeverisë në zbatim të Ligjeve të Republikes së Kosoves, ndihmen parezerv të SHBA-ve , ndërsa nga opozita presim një vetedijsim më të madhë kur janë cështje të Shtetit dhe Integritetit, ti lejn anash inatet personale!

Daga e LDK-së Norvegji
Daut Haxhaj – Kryetar