Dega e LDK-së në Skënderaj: Nuk qëndrojmë mbrapa asnjë emri që qarkullon në medie si ” i deleguar” nga kjo degë!

18.05.2017 16:13:31

Dega e LDK-së në Skëneraj ka reaguar pas përmendjes së disa emrave, ndër ta edhe dikush nga familja e gecëve të Llaushës, si kandidatë të mundshëm për deputet.

Në një komunikatë të botuar në faqen zyrtare të degës së LDK-së, thuhet se kjo degë nuk ka propozuar asnjë kandidat për deputet, prandaj edhe nuk qëndron mbrapa asnjë emri që qarkullon nëpër media si “i deleguar” nga kjo degë.

Komunikatë

Dega e LDK-s ne Skenderaj njofton opinjonin e gjer e pasqerisht anëtarsin dhe strukturat e Degës se LDk-s në Skenderaj se nuk qendron prapa as një emri për deputet që po qarkullojn nëpër media si”deleguar” nga dega se LDK–s ne Skenderaj .Andaj si të till nuk e kanë përkrahjën e deges son dhe nuk kan te bëjnë asgjë më neve” – thuhet në komunikatën e kësaj dege.

Duhet thënë se nëpër portale të ndryshme ka qarkulluar një listë emrash për deputetë e koalcionit LDK – AKR, e në të cilën familja Geci nga Llausha, thuhet se do të ketë dikë nga gjiri i saj.

Në kohën kur ka filluar lufta speciale qoftë për koalicione, qoftë, për kandidatë për kryeministër, qoftë edhe për deputetë, kuptohet se edhe lufta për t’u futur në lista, apo edhe për të imponuar emra të ndryshëm në këto lista, është shumë e madhe.