Dega e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Zvicër organizon “Darkën e Lamës”

26.11.2017 21:30:58

Nëndega e LDK-së në Sollothurn të Zvicrës më 25.11.2017 në Zuchvil, në lokalet e Restaurantit Delphi, në bashkpunim me Degën e LDK-së për Zvicër në praninë e aktivistëve dhe antarësisë së kësaj Nëndege mbajti festën Tradicionale shqiptare “Darka e Lamës” e cila daton qysh prej Ilirëve Dardan , dikur në shekulli i V para krishtit.

Si traditë kulturore faleminderuese e të arriturave të të gjitha mbjelljeve, aktiviteteve dhe kryerjes së të gjitha punëve të vitit nga shtresa punuese bujqësore agrokulturore të asaj kohe duke i’u gëzuar suksesit të tyre dhe duke ju falenderuar Zotit për shëndetin e tyre. Ndërsa Kohëve të fundit në Kosovë këtë ide të ripërtrirjes së kësaj tradite të kulturës shqiptare e quajtur Darka e Lamës pas shumë vite e riaktualizoi njeriu i madh kombit, dhe filloi të mbahet nën patronatin e tijë pra të ishë Presidentit historik të Shqiptarëve Dr.Ibrahim Rugova.

Tani kjo traditë organizuese faleminderuese vazhdon të mbahet për çdo pērvjetorë. Në këtë organizim, fjalën faleminderuese në emër të pranishmëve për rëndësinë dhe domethënjen e kësaj Darke të Traditës, fjalën hyrëse e mori aktivistja e LDK-së në kuadër të Nëndegës së Sollothurnit z.Herolinda Avdyli Rexhepi, kurse lutjen e kësaj feste të Traditës së lashtë si Darka e Lamës e lexoi zonjusha Brikena Avdiu. Lutja e Presidentit Dr. Ibrahim Rugova për Darkën e Lamës

“Të faleminderit o Zot.

Për të mirat, që na i fale

Në tokën tonë Kosovë

Dardaninë Antike Në këtë mot.

Të lutemi o Zot.

Të na falësh të mira.

Edhe me shumë

Në tokën tonë Kosovë

Dardaninë Antike

Në tjetrin mot O Zot.”

Për këtë Organizim kulturorë ishin të pranishëm mysafirë si dhe kryetari i Degës së LDK-së për Zvicër z.Arif Baftiu. Organizimi i kësaj Darke të traditës përfundoi në mënyrën dhe formën më të mirë dhe i vlerësuar nga të pranishmit, duke faleminderuar iniciativën dhe kryesinë e Nëndegës së LDK-së në Sllothurn tē Zvicrës, nën udhëheqjen e kryetarit z. Ahmet Kosumi i cili i faleminderoi të gjithë për pjesmarrjen.