Degët dhe nëndegët e AKR-së në Pejë kalojnë në NISMA

25.07.2016 15:02:21

Degët dhe nëndegët e Aleancës Kosova e Re në qytetin  Pejës i janë bashkuar NIMSA-s për Kosovën.

Përmes një njoftimi për media ish kryetari i degës së AKR-së në Pejë ka treguar se do ta zhvillojnë aktivitetin në partinë e Fatmir Limajt.

Ndërsa zyrtarizimin do ta bëjnë shumë shpejt.

“Unë Tahir Bricori ish kryetar i degës së AKR në Pejë, poashtu dhe pjesa dërmuese e kryesisë së kësaj dege dhe e nëndegëve të AKR-së në Pejë, pas dorëheqjes sonë nga AKR, kemi vendosur ti bashkohemi subjektit politik NISMA për Kosovën. Zyrtarizimi i aderimit tonë në NISMA për Kosovën do të bëhet shumë shpejt në koordinim me këtë subjekt. Me respekt, Tahir BRICORI”, ka njoftuar NISMA.

Tahir Bricori dhe Behgjet Pacolli