Dehari hetuesve u tha se nuk kthehet kundër VV-së: Jam përgatitur me përballu burgun, jo me 10, po me 15 e deri 20 vjet!

12.11.2016 20:52:01

Aktivisti i Vetëvendosjes, Astrit Dehari, ishte i gatshëm të barte çfarëdo pasoje, për të mos u kthyer kurrë kundër Lëvizjes e tij.

Burime të “Indeksonline” kanë bërë ditur se Dehari ishte i gatshëm të qëndronte prapa grilave edhe 20 vjet dhe të mos thoshte asnjë fjalë kundër VV-së.

“Jo 10, por edhe 15 deri 20 vjet; jam përgatit me përballu burgun”, ishte shprehur Dehari.

Sipas këtij burimi, kjo ishte përgjigja që Astrit Dehari u kishte dhënë hetuesve policorë, të cilët kërkonin të zbardhnin të vërtetën rreth sulmit ndaj ndërtesës së Kuvendit të Kosovës, për të cilin po mbahej në paraburgim ai bashkë me disa aktivistë të tjerë të VV-së.

Dehari ka vdekur javën e kaluar në qendrën e paraburgimit në Prizren.