DEKADA E RE ME NJERËZ TË VJETËR TË DËSHTUAR,PARASHUTIST TË KORRUPTUAR

19.05.2019 19:20:54

Nga:Hysni Gashi

Ndonëse zgjedhjet e brendshme ne PDK janë në finalizimin e saj me projektin “Dekada e Re”me njerëz dhe energji të reja, si duket ata vetëm e kanë përdorur si slogan të dështuar,sepse një gjë e tillë nuk po ndodhë. Ne fakt dekada e re siç shihet ne zgjedhjet e saj është vetëm vazhdimësi e njerëzve të vjetër të dështuar parashutist të korruptuar. Me ç’rast zgjedhja e të parit të PDK-së ne Drenas është argumenti me i fuqishëm për ta pare qytetari ne se Dekada e Re është Dekadë me njerëz të dështuar, parashutist të korruptuar të sjellë nga Prishtina për interesa klaniste të pronto-aferave, të zgjedhur dhunshëm me imponime, shantazhe dhe kërcënime ne Drenas. Por kësisoj dekada e re nuk veproj vetëm ne Drenas por edhe ne Komuna të tjera si në Malisheve, Klinë etj ku dekada zgjidhi njerz që e kishin humb komunën dhe disa palë zgjedhje nga keqqeverisja e tyre.Prandaj Dekada e Re është duke zgjedhur njerëzit e vjetër të korruptuar parashutist të dështuar. Prandaj Opozita ne Drenas duhet reflektoj sa me pare pas situatës se krijuar dhe të filloj që tash bashke me qytetaret ,organizatat e shoqërisë civile, mediat strukturën e pakënaqur të PDK-së të përgatisë një kandidat konsensual për kryetar Komune dhe t’ja tregojnë vendin parashutisteve dështak te korruptuar që nuk e kanë vendin ne Drenas dhe për të udhëheq me Drenasi. Pra,Drenasi është në Rrezik të madh dhe pran falimentimit, sepse protagonistet që dështuan Posten, Hekurudhat, Trepçën e institucione tjera publike janë kthyer për të shitur e degraduar edhe Drenasin. Kujdes! Bashkë mund ta mundim të keqen në Drenas, dhe këtë thirrje ja dërgoj secilit anëtar të opozitës dhe qytetareve të Drenasit.