Dekreti për gjeneral Kollçakun, firma e parë e Metës si President

31.07.2017 15:04:04

Firma e parë e Ilir Metës si kreu i shtetit nga marja e detyrës një javë më parë është dekreti për ti dhënë gradën madhore “Gjeneral brigade” kolonelit Bardhyl Kollçaku

Kollçaku aktualisht është drejtor i përgjithshëm i Agjencisë së Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes në ministrinë e Mbrojtjes.  Propozimi për rritjen në gradë është bërë nga vetë ministrja Mimi Kodheli.