Dekriminalizimi “kap” edhe 6 këshilltarë bashkiakë

07.02.2017 16:33:16

Ligji për dekriminalizmin, ka “djegur” edhe 6 këshilltarë bashkiakë. Me një vendim unanim, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur të shpallë të pavlefshëm mandatet edhe për 6 këshilltarë bashkiakë.

Kështu, pas ish-kryebashkiakut të Kavajës Elvis Rroshi dhe 2 ish-deputetëve të Vlorës Shkëlqim Selami dhe Dashamir Tahiri që iu hoq mandati një muaj më parë, dekriminalizimi ka prekur edhe 6 zyrtarë të tjerë me funksione publike.

Këshilltarët Bashkiakë që u hiqet mandati:

Tomor Prrenjasi

Gani Hida

Robert Dejani

Rrok Rroku

Zija Mema

Muharrem Shkjau

Ndërkohë KQZ ka shtyrë vendimin për një tjetër këshilltar bashkiak, çështja e të cilit do të shqyrtohet në mbledhjen e ardhshme.

Në dhjetor KQZ i hoqi mandatin Elvis Roshit dhe deputetëve Shkëlqim Selami dhe Dashamir Tahiri. Ligji i dekriminalizimit u mirtaua dy vjet më parë pas një marrëveshjeje të vështirë mes qeverisë dhe opozites, me ndërmejtësim ndërkombëtar, pasi Partia Demokratike e bojkotoi për gati 6 muaj Parlamentin dhe tani ajo e ka risjellë në vëmendje zbatimin e këtij ligji si një kusht kryesor për zgjedhjet e qershorit.