Dekriminalizimi, Rama firmos shkarkimin për Elvis Rroshin

29.12.2016 19:25:16

Kryeministri Edi Rama ka firmosur shkakrimin  e kreut të Bashkisë së Kavajës Elvis Rroshi. Ky vendim është vënë në zbatim menjëherë pasi KQZ kërkoi ndërprerjen e mandatit të Rroshit në kuadër të ligjit të dekriminalizimit.

Më herët, Prokuroria e Përgjithshme kërkoi që Rroshi, me funksion kryetar i Bashkisë Kavajë, rezulton se nuk ka deklaruar në formularin “Për Dekriminalizimin”, si vijon: një dënim për veprën penale të “Përdhunimit” në grup, në vitin 1995 në Itali; nuk ka deklaruar përdorimin e disa emrave në Zvicër; në prill 1993 ka hyrë në mënyrë të paligjshme në shtetin zviceran dhe ka kërkuar azil,  14 maj 1993, është ndaluar nga policia e Zyrihut për një rast droge dhe është dëbuar 4 muaj më vonë; në korrik 1997 ka hyrë përsëri në mënyrë të paligjshme dhe ka kërkuar azil.

Në gusht 1997 është dëbuar sërish; në vitin 2015 DEA/US , ka informuar autoritetet zvicerane se po hetonin një shtetas të quajtur Enver Rroshi për trafik droge dhe pastrim parash.

Në zbatim të ligjit “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”, Prokuroria e Përgjithshme ka njoftuar zyrtarisht mbi rezultatet e verifikimit Komisionin Qendror te Zgjedhjeve, ku kjo e fundit sot vendosi që ta shkarkojë nga detyra.