Del lista me emrat/ Ja kush janë 8 politikanët më të pasur në Shqipëri, zotërojnë 75.2 milionë euro

12.06.2020 18:40:39

Prej vitesh politikanët kanë qenë kryefjalë e të gjithëve për pasurinë që kanë, atë çfarë fitojnë dhe “luftën” e përhershme për të qenë në politikë.

Por, ajo që tashmë e dinë të gjithë ka të bëjë me faktin se politikanët shqiptarë posedojnë pasuri në shifra të çmendura. Por askush nuk e di shifrat reale të deputetëve, apo politikanëve të pasur të Shqipërisë. Open Data Albania, ka publikuar listën edhe të tetë deputetëve më të pasur, referuar pasurisë së deklaruar në total prej tyre.

Në krye të listës, qëndron deputeti i PSD-së Tom Doshi me 30 milionë euro pasuri të deklaruar në total. Pas tij, vjen ish-deputeti i PD-së Agron Shehaj me nje pasuri prej 23 milionë euro.  Në treshen e politikanëve më të pasur renditet ish-deputeti i LSI në Shkodër, Agron Çela me 11.4 milionë euro pasuri. Nuk mbetet jashtë listës deputeti socialist, anëtar i Komisionit të Ligjeve Adnor Shameti me 5.3 milionë euro pasuri.

Lista vijon me të tjerë, që kanë vite tëra në politikë. Një prej tyre është Anastas Angjeli, deputet i PS-së, ish-ministër në kabinetin që ka drejtuar Fatos Nano si kryeministër. Ai ka deklaruar një pasuri në total prej 2 milionë euro pasuri, duke u rënditur i pesti në listën e politikanëve më të pasur.

Fate Velaj ka deklaruar gjithashtu 1.4 mln euro pasuri, për të cilat vihet në dukje se janë nga koleksionet artistike. Tatjana Biro e PD ka deklaruar 1.1 milionë euro ndërsa i fundit në listën e më të pasurve, sipas Open Data Albania është Alket Hyseni i PS me 1 milionë euro pasuri.