Del për të parë depozitën e ujit në tarracë, bie nga pallati kryefamiljari

08.01.2017 13:23:42

Një 62-vjeçar ka rënë nga tarraca e një pallati në Gjirokastër, duke humbur jetën.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë, ku 62-vjeçari kishte dalë të shikonte depozitën e ujit që  e kishte në tarracë.

Por, ai ka humbur kontrollin duke rënë në tokë, ku për pasojë gjetur vdekjen.

Policia ka vajtur në vendin e ngjarjes.