Del video e momentit kur Thaçi e Kurti nuk shikohen as në sy

05.04.2018 15:49:22
Në konferencën “Skenarët e ‘Finales së Madhe’ ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, e organizuar nga Instituti Kërkimor për Çështje Evropiane dhe të Zhvillimit, kanë marrë pjesë presidenti Hashim Thaçi, kryeministri Ramush Haradinaj, kryetari i VV-së Albin Kurti, si dhe ambasadori i SHBA-ve në Kosovë Greg Delawie.

Haradinaj dhe Kurti ishin të ulur pranë njëri tjetrit në momentin kur ka ardhur presidenti Thaçi në sallë, e ku ka përshëndetur vetëm kryeministrin.

Por ajo që bie në sy, është se Kurti e Thaçi nuk e shikojnë njëri-tjetrin as në sy.

Injorimi ishte nga të dy, pasi Kurti as që u ngrit t’i flasë, siç bëri Haradinaj.

Më poshtë ju sjellim pamjet: