Delawie deklarohet për përgjimet, pret drejtësi pa presione

25.08.2016 20:00:50

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Greg Delawie, ka thënë se marrëveshja për kufirin me Malin e Zi duhet të ratifikohet në seancën e 1 shtatorit. Delawie ka vlerësuar se gazi lotsjellës dhe dhuna e kthejnë Kosovën në vitet ’90.

Në një intervistë për RTV21, Delawie ka komentuar edhe për përgjimet telefonike.

Ai ka thënë se nuk do të dëshironte që të dëgjonte biseda të tilla nga zyrtarët e vendit të tij.

Delawie pret që organet e drejtësisë të veprojnë pa presion në këtë drejtim.