Ambasadori amerikan, Greg Delawie, është shprehur i kënaqur me punën e institucioneve të Kosovës kur bëhet fjalë për kompensimin e viktimave të krimit.
Diplomati amerikan nuk ka hezituar madje që Kosovën ta quaj shembull në rajon për këtë çështje.
“Kosova është bërë prijësi në rajon me miratimin e Ligjit për Kompensimin e Viktimave. Së fundmi mori vendim për të kompensuar një familje të dëmtuar. Zyra e Kryeprokurorit ka ndërmarrë hapa të rëndësishëm për caktimin e prokurorëve të specializuar për trajtimin e rasteve të viktimave të krimit”, deklaroi Delawie, transmeton Klan Kosova.
Ai këto përshtypje të mira i ka shprehur në një fjalim në aktivitetin që ka nisur javën për të drejtat e viktimave të krimit, e organizuar nga Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit, me temë ”Kompensimi i viktimave, e drejtë, satisfaksion dhe hap drejt rehabilitimit“.
“Për gjatë viteve të shkuara Kosova ka shfaqur përkushtim të qëndrueshëm për viktimat e krimit”.







































