Delawie në Kuvend, vëzhgon deputetët

22.02.2018 11:18:37

Seanca e jashtëzakonshme që do të mbahet sot për ratifikimin e demarkacionit, do të përcillet edhe nga ndërkombëtarët.

Në sallën e Kuvendit të Kosovës, përveç deputetëve që po zënë vendet e tyre për të filluar seancën, aty është parë edhe ambasadori amerikan, Greg Delawie.

Kujtojmë , se Delawie u ka bërë thirrje deputetëve ta votojnë marrëveshjen e shënjimit të vijës kufitare me Malin e Zi.