Delegacioni i degës së LDK-së në Zvicër u prit nga zyrtarë të lartë të LDK-së

28.07.2016 16:42:44

(Nga vizita e Delegacionit të Degës së LDK-së në Zvicër në LDK)

Në kuadër të qëndrimit dhe vizitës në Kosovë, elegacioni i Degës së LDK-së në Zvicër bëri homazhe pranë varrit të Presidentit historik Dr. Ibrahim Rugova në të cilën vuri një buqetë lule të freskëta në nderim të jetës dhe veprës së Presidentit.
Pastaj Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, z.Haki Rugova dhe anëtarët e kryesisë Z. Anton Quni, z. Sokol Haliti si dhe deputetët të cilët njëherit janë anëtar të Këshillit të përgjithshëm të LDK-së z. Salih Morinadhe z. Armend Zemaj , pritën sot një delegacion të Degës së LDK-së në Zvicër, të prirë nga kryetari i saj, Haki Latifi.
Në këtë takim u vlerësua puna dhe aktiviteti i deritashëm i Degës së LDK-së në Zvicër, si dhe u diskutua për zhvillimet aktuale në këtë degë.

Në këtë takim Delegacioni i Degës së LDK-së në Zvicër u informua për punën e Konventës së LDK-së dhe vendimet e konventës si dhe të kryesisë së LDK-së për përsëritjen e zgjedhjeve në Degët e LDK-së në Zvicër, Gjermani,Kllokot dhe mbajtjën e kuvendeve të Forumit të Gruas dhe të Forumit Rinor të LDK-së.
Njëherit Delegacioni i Degës së LDK-së në Zvicër i mirëpriti vendimet e kryesisë qendrore që propozimet dhe idetë për funksionalizimin e Degëve të LDK-së jashtë vendit në të cilën u zotua që do të rrespektohen deri në fund.

Po ashtu, Kryetari i Degës z. Haki Latifi i dorëzoj Deputetit z. Armend Zemaj mirënjohjen ( pas vdekjës) e ndarë nga Dega e LDK-së në Zvicër në kuadër të 26-vjetorit të LDK-së për Komandant kolonel Tahir Zemaj në të cilën u falenderua përzemërsisht nga Deputeti z. Armend Zemaj.

Sektori për informim i Degës së LDK-së në Zvicër