Delegacioni i Kosovës niset për në Shtëpinë e Bardhë

03.09.2020 17:31:29

Delegacioni kosovar në Uashington, është nisur nga hoteli për në Shtëpinë e Bardhë.

Zyrtarët e qeverisë së Kosovës deri tani po qëndronin në një hotel afër Shtëpisë së Bardhë teksa tani janë nisur për të hyrë në takim.

Takimi i parë në Shtëpinë e Bardhë pritet të zgjasë rreth tri orë, teksa më pas do të ketë një pauzë njëorëshe.

Agjenda konkrete e diskutimeve nuk është bërë e ditur, mirëpo që siç ka thënë emisari special për dialogun, Richard Grenell aty do të diskutohen çështje ekonomike.

Takimi mes delegacionit kosovar dhe atij serb pritet të vazhdojë edhe gjatë ditës së nesërme.