Deliu reagon për rastin e 16 vjeçares nga Drenasi

06.02.2019 17:59:25

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu ka reaguar lidhur me rastin e 16 vjeçares nga Drenasi.

Deliu ka kërkuar që të gjithë  fajtorët e përfshirë në këtë akt makabër duhet të marrin dënimin e merituar.

“Vajza e mitur nga Drenasi është skllavëru seksualisht prej disa niveleve. Abuzimi me të fillon prej shkollës në të cilën ka ndjekur mësimet, vazhdon me policin i cili do të duhej me e hetu rastin dhe përfundon me doktorin i cili ka kryer abortin ndaj një të miture në ordinancën e tij private. Të gjithë fajtorët e përfshirë në këtë akt makabër zingjiror duhet të marrin dënimin e merituar”, ka thënë ajo.

Deliu  ka thënë se rasti bëhet edhe më tragjik kur në të janë të përfshirë një polic, një profesor dhe një gjinekolog.

“Rast tmerrësisht i rëndë që ka nevojë për gjithë vëmendjen e Institucioneve, për t’u hetuar deri në fund të gjitha instancat dhe fajtorët për t’u vënë përpara ligjit. Abuzime të tilla, krysisht me të mitur janë dëshmi shqetësuese që flasin se shkalla e abuzimit me seksualitetin femëror ka arritur ne nivel kritik. Edhe më tragjik bëhet ky rast kur në aktin e rëndë kemi të përfshirë një polic hetues të dekoruar ditë më parë, nje profesor dhe nje gjinekolog. Drejtësia duhet ta thotë fjalën e saj sa më herët lidhur me këtë akt të trisht të shoqërisë sonë”, tha Deliu.

Insajderi raportoi dje për rastin e 16-vjeçares nga Drenasi, e cila ka shkuar në polici për të denoncuar profesorin e saj. Por, në vend të gjetjes së ndihmës, ajo ka gjetur një “padron” skllavërues policor. Pas marrjes së deklaratës dhe fotografimit të zhveshur të viktimës, hetuesi policor V.V., nën kërcënim dhe shantazh e ka detyruar të miturën të bënte seks me të.