Delvinë, arrestohet polici, u kap me drogë dhe armë pa leje në banesë

02.05.2017 09:40:34

Një punonjës policie është arrestuar nga Shërbimi i Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij u gjet një sasi lënde narkotike dhe armë pa leje.

Burime nga policia bëjnë me dije se është vënë në pranga punonjesi i policisë, inspektor Bujar Mehmeti, 42 vjeç, nga Delvina.

“Nga kontrolli i ushtruar në banesën në pronësi të Mehmetit dhe ambienteve përreth saj, u gjetën dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale 1 qese e dyshuar me lëndën narkotike kanabis sativa me peshë 118 gramë dhe 1 arme zjarri model 56 kalibri 7.62 mm”, bën me dije policia.

Kontrolli u krye mbi bazën e informacioneve dhe materialeve te referuara nga ana e SHÇBA-se Vlorë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit.