Demaku largohet nga politika

12.05.2017 10:33:21

Deputetja Puhie Demaku pas gjatë viteve në Lëvizjen Vetëvendosje, ka njoftuar se për arsye personale do të do ta pauzojë angazhimin e vet të drejtpërdrejtë në politike.

Ajo në facebook ka shkruar se ka vendosur që të ndjekë një rrugë profesionale jashtë politikes.

Ja postimi i plotë i Demakut në facebook:

Te nderuar miq dhe familjare,

Pas zhvillimeve te fundit ne skenen politike ne vendin tone, kam analizuar ne hollesi angazhimin tim ne jeten publike dhe dua te ju njoftoj se per arsye krejtesisht personale, do ta pauzoj angazhimin tim te drejtperdrejte ne politike.

Keto 6 vite ne Levizjen VETEVENDOSJE! kane qene nje rrugetim i jashtezakonshem, me sfida e mesime, por mbi te gjitha nje pervoje me shume vlere.

Duke marre ne konsiderate te gjithe faktoret e sidomos obligimet dhe pergjegjesite personale, une kam vendosur qe te ndjeke nje rruge profesionale jashte politikes, pa lene anash kontributin, per aq sa mundem dhe di, per te miren e kombit dhe avancimin e interesave te shtetit.

Levizjes, aktivisteve dhe kolegeve ju deshiroj shume sukses ne zgjedhje dhe ne sfidat qe ju presin.

Juve miq e familjare u jam shume mirenjohese per mbeshtetjen, durimin e madje edhe per kritikat/verejtjet/sygjerimet qe m’i keni dhene pergjate ketij rrugetimi.