Demaliaj ironizon me Vjosa Osmanin: LDK nuk pati asnjë burrë për kryeministër

26.08.2019 22:21:09

Ish deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Shkumbin Demaliaj, ka ironizuar me kandidimin e Vjosa Osmanit për kryeministre të Kosovës nga radhët e LDK-së.

Përmes një postimi në Facebook, Demaliaj ka thënë se LDK nuk pati asnjë burrë që mund t’i hyj garës për kryeministër.

Sipas tij, Vjosa Osmani është një profesioniste e zonja por jo politikane me udhëhequr agjendë shtetërore, përcjell lajmi.net.

Postimi i plotë:

Kandidatura për kryeministra të ardhshëm u knaqem..!!
LDK nuk pati asnji burrë që mund ti hyj garës për kryeministër..!!
Doli një GRUA 👏👏👏(Znj. Vjosa Osmani)

Vjosa është një profesioniste e zonja dhe e vlerësoj por jo politikane me udhëhequr agjendë shtetërore..!!
Nuk mbahet mend asnji vendim i saj ndonjëherë në këtë vend,përpos që u rrit si emër brenda një pjese të LDK-së kur kundërshtoj dhe nuk votoj Hashim Thaqin për President dhe ishte në kundërshtim me partinë e saj(LDK)..!!

Nëse dikush din ndonji vendim tjetër të saj kam dëshirë me e ditur..!!
Bravo Vjosa, faleminderit që na e ke bërë garën më të lehtë neve Aleancës..!!