Njëra prej temave kryesore të diskutimit të politikës në Kosovë, ajo e përcaktimit të vijës kufitare në mes Kosovës dhe Malit të Zi, po mbetet e pazgjidhur edhe në vitin që po e lëmë pas.
Gjithashtu edhe festat e fundit fillojnë me datën 24 dhjetor, dukë lënë kështu një hapësirë prej 10 ditësh, kohë në të cilën, duke parë qëndrimin e vendosur të opozitës kosovare, nuk besohet se mund të kalojë kjo temë.
E analistët kosovarë mendojnë se më të humburit nga ky “ngërç”, janë qytetarët e Kosovës.
Analisti Imer Mushkolaj, ka theksuar se shkaku i mosmarrëveshjeve, inateve partiake dhe mungesës së vullnetit për ta zgjidhur çështjen e demarkacionit, kosovarët janë privuar nga e drejta për të lëvizur lirshëm në zonën Shchengen.
Në anën tjetër, analisti Arben Ahmeti, ka thënë se demarkacioni është një temë që shpërfaq naivitetin dhe paaftësinë profesionale të institucioneve të Kosovës, por edhe klasës politike në përgjithësi.
Ai ka theksuar se “e vërteta nuk është as pretendimi i opozitës për 8 mijë hektarë, por as ai i qeverisë për asnjë hektar të humbur”.
“Matjet e fundit tregojnë që Kosova megjithatë ka humbur 2 mijë hektarë me marrëveshjen e demarkacionit. Kjo humbje nuk ka ndodhur për shkak të pretendimeve të Malit te Zi, por për shkak të paaftësisë se komisionit kosovar”, ka theksuar ai.
“Është për të ardhur keq që një temë e tillë mban peng raportet Kosovë – Mali i Zi”, ka shtuar Ahmeti.
Ndryshe, demarkimi i vijës kufitare në mes Kosovës dhe Serbisë, po mbet i pazgjidhur edhe gjatë këtij viti, duke bërë kështu – siç pretendohet – që vendi të privohet nga liberalizimi i vizave.
Derisa opozita pretendimet e pushtetit thekson se nuk qëndrojnë sepse sipas tyre, ka mjaftë vende në Bashkimin Evropian (BE), të cilat e kanë të pazgjidhur çështjen e kufirit.






































