Demba Ba i madh, fal atë që i theu këmbën(Video)

20.07.2016 11:14:17

Mbrojtësi i Shanghai SIPG, Sun Xiang është lojtari që me shumë mundësi i ka përfunduar karrierën ish yllit të Chelseas, Demba Ba.

Katër ditë pas kësaj ngjarje futbollisti Sun Xiang e viziton kundërshtarin e tij në spital pas ndërhyrjes brutale në këmbën e sulmuesit afrikan.

“Nuk kam fjetur që prej asaj dite. Nuk ndihem rehat, edhe pse e kam bërë pa qëllim. Karriera ime nuk ka më kuptim“, ka thënë Sun Xiang.

Demba e ka falur atë për aksidentin që i ka shkaktuar duke thënë se ndihet mirë që skuadra e tij e fitoi ndeshjen.

Demba Ba ka luajtur në Turqi me Besiktasin dhe në Angli me Neëcastle e Chelsea, ku ka marrë shumë mesazhe mbështetëse nga klubet dhe miqtë e tij.