Demokracia e Re dhe Agimi i Artë, protestë para ambasadës shqiptare në Athinë

02.11.2017 19:29:46

Kundër prishjes së ndërtimeve në Himarë u protestua edhe para Ambasadës së Shqipërisë në Athinë.

Në tubimin e organizuar nga Shoqata “Himara”, pasditen e së enjtes merrnin pjesë edhe deputetë të partisë opozitare Demokracia e Re, por edhe të Agimit të Artë.

Protestuesit mbanin flamujt grekë dhe këndonin këngë patriotike me isopolifoni, por në Greqisht.

Të pranishmit i bënë thirrje gjithashtu edhe qeverisë greke që të reagojë në lidhje me Himarën, pasi sipas tyre po cenohen të drejtat e minoritetit grek.