Demokracia në Veprim: Deri në ora 12, dalja në zgjedhje 10.7 për qind

19.11.2017 14:35:07

Deri në orën 12:00 në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale që po zhvillohen në 19 komuna të Kosovës, kanë votuar mbi 145 mijë qytetarë me të drejtë vote, ose 10.7 për qind e votuesve, kanë bërë të ditur përfaqësues të koalicionit të organizatave joqeveritare “Demokracia në Veprim”, që monitoron procesin zgjedhor.

Veton Mujanë një konferencë për media ka bërë të ditur se dalja e qytetarëve në zgjedhje, është më e ulët se sa në raundin e parë të zgjedhjeve që janë mbajtur më 22 tetor.

Ky koalicion, ndërkaq, ka identifikuar disa parregullsi që janë paraqitur gjatë procesit zgjedhor, si probleme me gjetjen e emrit në listat e votueseve, votimi familjar, fotografimi i votës, asistimi i votuesve dhe prania e personave të paautorizuar në qendrat e votimeve.