Demokracia Studentore me arsyen e uljes së bursës

05.01.2018 14:42:51

Ramusa tha se  Rektorati i UP-së çdo ditë po i cenon të drejtat e studentëve Edhe organizata tjetër studentore “Demokracia Studentore”, ka reaguar ndaj vendimit të Këshillit Drejtues i Universitetit të Prishtinës për uljen e bursave për studentët më të dalluar në Kosovë, duke e cilësuar si vendim është i papranueshëm për studentët. Mexhid Ramusa nga Demokracia Studentore shprehet se Rektorati i UP-së çdo ditë e më shumë po i cenon të drejtat e studentëve duke marruar vendime kundër tyre, është shumë shqetësuese që mos të përkrahen studentet të cilët janë të dalluar dhe cilësohen si ardhmëria e vendit. “Keq menaxhimi i buxhetit dhe lluksi i tyre i tepruar po ndikon deri tek bursat e studentëve, të cilët me mund e sakrificë arritën deri tek përfitimi i bursës. Rektori Marian Dema në udhëheqjen e tij nuk ka arritur as edhe një të mirë në favor të universitetit duke keq menaxhuar me buxhetin e universitetit dhe duke u marruar me inate personale me disa profesorë të cilët e kanë kundërshtuar dhe nuk janë pajtuar me gjendjen e UP-së. Rektorati i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” në vitin e fundit ka humbur shumë lëndë në gjykata kunddrejtë profesorëve të cilëve i ‘u ka bërë padrejtësi nga vete Rektori dhe shumë prej tyre i kanë fituar lëndët në gjykata dhe si pasojë e kësaj është dëmtuar direkt buxheti i UP-së, dhe si pasojë e kësaj ne studentët po i bartim pasojat”, tha Ramusa.