Demokracia Studentore: Universiteti i Ferizajt të emërohet “Ibrahim Rugova”

01.08.2018 16:43:00

Demokracia Studentore përmes një komunikate për media ka kërkuar që universiteti publik i Ferizajt të mbajë emrin e presidentit Ibrahim Rugova pasi që i vetmi universitet publik në Kosovë nuk është emëruar ende.

“Është nder për të gjithë studentët që ky universitet të mbajë emrin e presidentit, dhe shpresojmë që nuk do ta pengoj askush dhe të kem përkrahjen e organeve shtetërorë, ne si student do ta organizojmë një peticion ku do t’ju drejtohemi këshillit drejtues të universitetit publik të Ferizajt, Qeverisë, Presidencës dhe Parlamentit të Republikës së Kosovës, emërtimi i universitetit me emrin e një figure të rëndësishme intelektuale dhe kombëtare është frymëzim për të rinjtë e Kosovës,”, tha  kryetari i Demokracisë Studentore Mexhid Ramusa