Demolli e Manza flasin për FAK-un

06.10.2016 20:52:15

Ministri i Ministrisë për Forcën e Sigurisë së Kosovës, Haki Demolli, ka pritur sot një një takim zëvendës asistentin për operacione të Sekretarit gjeneral të NATO-së, John Manzan

Johan Manzan në takim u shoqërua nga Drejtori i Ekipit Këshillues dhe Ndërlidhës ssë NATO-së për Ministrinë e FSK-së, Diemeter Mosmann, zëvendës drejtori i ekipit të NALT-it, Dominic Braithëaite dhe bashkëpunëtorë të tjerë.

Ministri Demolli gjatë këtij takimi ka folur për procesin e transformimit të FSK-së në Forca të Armatosura të Kosovës, duke thënë se kemi caktuar elementet kryesore për përfundimin e kësaj çështjeje.

‘’Në vazhdimësi i kemi njoftuar të gjithë akterët, i kemi caktuar elementet kryesore të transformimit, fazat si dhe kemi përgatitur amendamentet dhe pakon e ligjeve”, ka përfunduar Demolli, njofton Klan Kosova.

Sipas Demollit i tërë procesi do të jetë transparent për institucionet vendore dhe ndërkombëtare, duke garantuar që Kosova është e vendosur në ndërtimin e një Force, që do të jetë në shërbim të të gjithë qytetarëve të Kosovës.

Ndërkaq nga ana e tij, zëvendës asistenti për Operacione i Sekretarit gjeneral të NATO-s, John Manza përgëzoi ministrin Demolli, për të arriturat si dhe zhvillimin e FSK-së.

Ai  konfirmoj se NATO, me vëmendje po përcjell zhvillimin e FSK-së, sektorin e Sigurisë, dhe gjithashtu është duke shqyrtuar letrën e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, ku së shpejti do të del me një përgjigje.

Në takim morën pjesë drejtori i Drejtorisë së Operacioneve gjeneral brigade Zymer Halimi dhe shefi i kabinetit të ministrit Demolli,  Latif Leka, u tha në komunikatën e dërguar.