Demolli viziton “Shqiponjat” e FSK-së

26.10.2016 10:27:37

Në orët e vona të pas ditës të së martës, Ministri i FSK-së Haki Demolli i shoqëruar nga zëvendësministri Muhamet Latifi, Sekretari i Përgjithshëm Shkëlzen Sylaj dhe gjeneral brigade Zymer Halimi drejtor i Drejtorisë së Operacioneve në MFSK, gjeneral brigade Gëzim Hazrolli ushtrues detyre Komandant  i Komandës së Forcës Tokësore të FSK-së dhe bashkëpunëtorë të tjerë, vizituan kampin e FSK-së në fshatin Nashec të Komunës së Prizrenit.

Në këtë kamp fushor janë të vendosur pjesëtarët e FSK-së në kuadër të ushtrimit fushor “Shqiponja-5”.

Në fillim ministri Demolli është njoftuar nga komandanti i kampit nënkolonel Mehmet Lladrovci, me skenarin e ushtrimit fushor.

Kurse komandanti i Brigadës së Reagimit të Shpejtë kolonel Xhevahir Geci e ka njoftuar ministrin dhe bashkëpunëtorët  me ecurinë e zhvillimit të ushtrimit fushor, motivin dhe angazhimin e  ushtarëve për të realizuar objektivat e stërvitjes si dhe  kushtet e vendosjes dhe akomodimit.

Ministri Demolli i ka përgëzuar ushtarët, oficerët e FSK-së për angazhimin e madh në realizimin e detyrave në ushtrim fushor,  po ashtu ai posaçërisht ka falënderuar edhe pjesëtarët e Gardës Kombëtare të Ajovës,  për kontributin e tyre në përgatitjen, por edhe bashkëpjesëmarrjen praktike në këtë ushtrim fushor, duke ngritur nivelin e rezultateve të stërvitjeve dhe ushtrimit fushor “Shqiponja -5”.

Në kuadër të thellimit të bashkëpunimit në mes FSK-së dhe Gardës Kombëtare të Ajovës, në këtë ushtrim fushor për herë të parë janë pjesëmarrës aktiv kudo nëpër njësi, krah për krahë me ushtarët dhe oficerët e FSK-së edhe ushtarët e Gardës Kombëtare  të Ajovës nga SHBA-ja.

Po ashtu më këtë rast ministri Haki Demolli duke numëruar sukseset e FSK-së falënderoi dhe uroi të gjithë pjesëtarët e FSK-së edhe për rezultatin në stërvitjen e marshimit “Cambrian Patrol” në Vells të Mbretërisë së Bashkuar, ku togu i FSK-së u nderua me medalje të artë, duke na bërë që të ndihemi krenar.

Ministri Demolli me këtë rast ka bashkëbiseduar me ushtarë dhe oficerë për rrjedhat e ushtrimit vështirësitë dhe kushtet e përgjithshme të qëndrimit në natyrë.

Po ashtu Ministri së bashku me ushtarë dhe eprorë të FSK-së kanë darkuar në kuzhinën fushore të kampit. Ushtrimi fushor “Shqiponja -5”, mbahet në disa pjesë të Kosovës si; në rajonin e Prizrenit, Malishevës, Kaçanikut dhe Hanit të Elezit.

5-ministri-i-fsk-se-hakidemolli-ne-ushtrimin-fushor-te-fsk-se-shqiponja-5-ne-nashec-25-10-2016-img_6920-15-ministri-i-fsk-se-hakidemolli-ne-ushtrimin-fushor-te-fsk-se-shqiponja-5-ne-nashec-25-10-2016-img_69204-ministri-i-fsk-se-hakidemolli-ne-ushtrimin-fushor-te-fsk-se-shqiponja-5-ne-nashec-25-10-2016-img_69123-ministri-i-fsk-se-hakidemolli-ne-ushtrimin-fushor-te-fsk-se-shqiponja-5-ne-nashec-25-10-2016-img_68951-ministri-i-fsk-se-hakidemolli-ne-ushtrimin-fushor-te-fsk-se-shqiponja-5-ne-nashec-25-10-2016-img_68752-ministri-i-fsk-se-hakidemolli-ne-ushtrimin-fushor-te-fsk-se-shqiponja-5-ne-nashec-25-10-2016-img_6872