Dëmtoi me çekan derën e xhamisë, policia arreston një person në Podujevë

31.01.2019 13:07:32

Gjatë ditës së djeshme në fshatin Kaçibeg të Podujevës është raportuar për një rast të dëmtimit apo asgjësimit të pasurisë.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se është arrestuar i dyshuari me të meta psikike, pasi që i njëjti, dyshohet me një mjet të fortë-çekan kishte dëmtuar derën e objektit fetar-xhamisë dhe kishte thyer edhe dy xhama të këtij objekti.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

Detaje të tjera rreth rastit nuk janë dhënë.