Dënim me burgim shkaktarit të vdekjes së Milot Bajramit

10.01.2017 18:16:11

Gjykata Themelore në Prishtinë dënoi sot Dikton Zariqin, për shkaktimin e një aksidenti në të cilin vdiq i riu Milot Bajrami.

Dikton Zariqi, për shkaktimin e aksidentit u dënua me tre vjet e gjashtë muaj burg, ndërsa u lirua nga akuza për mosdhënie të ndihmës.

Ai akuzohej se kur shkaktoi aksidentin po voziste në gjendje të dehur, ndërsa sipas prokurorisë edhe nuk i kishte dhënë ndihmë të aksidentuarit.

Aksidenti kishte ndodhur më 1 nëntor 2015 në Prishtinë.

Asdren Hoxha, avokati i palës së dëmtuar tha se është pjesërisht i kënaqur me dënimin e Dikton Zariqit nga gjykata, por megjithatë paralajmëroi ankesë.

Në seancën e 22 marsit të vitit të kaluar Dikton Zariqi i kishte kërkuar falje familjes së të ndjerit Milot Bajrami, ndërsa kishte thënë se nuk ndihej fajtor