Sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës, referuar rasteve emergjente për mosdhënie të ndihmës së parë, me nenin 191 tregon se kryesit e kësaj vepre mund të përballen me ligjin.
Klan Kosova më parë ka kontaktuar me Zëdhënësin e policisë së Gjilanit, Ismet Hashani, i cili ka konfirmuar se dëshmitarët e rastit janë intervistuar dhe në deklarimet e tyre ata kanë pranuar se në ato momente kur i alivanosuri gjendjen i shtrirë për tokë, kanë telefonuar numrin e rasteve emergjente.
Ndërkohë Hashani ka bërë të ditur që në raste të tilla rastet procedohen në Prokurori ku më pas dhe nga ana e tyre jepet vendimi final në lidhje me kryerjen e veprës penale për mos dhënie të ndihmës së parë në rastin e fundit ku ka ndodhur dhe vdekja e 63 vjeçarit në një nga rrugët e Gjilanit.